Shën Jozefi – Shkup

IMGP0678-min

Pas tërmetit të vitit 1963, bashkësia katolike e Shkupit mbeti pa hapësira për shërbesat e shenjta. Falë kujdesit të ipeshkvit të atëhershëm të Shkupit, imzot Joakim Herbut, u siguruan tri baraka: njëra si hapësirë liturgjike, e dyta si banesë famullitare dhe e treta si banesë për motrat rregulltare. Ndërtimi i katedrales përfundoi brenda një periudhe relativisht të shkurtër, por prapëseprapë shumë besimtarë ishin mësuar të shkonin në meshë pikërisht në këtë kapelë.

Edhe sot atje kremtohet meshë e shenjtë çdo të diel në orën 08:30 dhe liturgji e shenjtë sipas ritit lindor katolik në orën 10:30. Kapela i kushtohet shën Jozefit.