Rruga Neokatekumenale

icon-3 BDM (1)-min

Karakterin e Rrugës Neokatekumenale e përcaktoi Shenjtëria e Tij Gjon Pali II, kur shkroi: „E njoh Rrugën Neokatekumenale si një itinerar formimi katolik, të vlefshëm për shoqërinë dhe për kohën e sotme“.

Rruga Neokatekumenale është në shërbim të ipeshkvit, si një nga mënyrat me të cilat ai e realizon nismëtimin e krishterë dhe edukimin e përhershëm në fe.

Rruga Neokatekumenale filloi në vitin 1964 mes barakave të Palomeras Altas në Madrid, me veprimtarinë e Francisco José (Kiko) Gómez Argüello dhe Carmen Hernández, të cilët, me kërkesë të po atyre të varfërve me të cilët jetonin, nisën t'u lajmërojnë ungjillin e Jezu Krishtit. Me kalimin e kohës kjo kerigmë u konkretizua në një sintezë kateketike të mbështetur mbi tri shtylla: ‘Fjala e Hyjit — Liturgjia — Bashkësia’, me qëllim që njerëzit të çoheshin drejt bashkimit vëllazëror dhe një feje të pjekur.

E frymëzuar nga Virgjëra e Bekuar Mari dhe sipas shembullit të Familjes së shenjtë të Nazaretit, Rruga Neokatekumenale është një realitet koncilor dhe fryt i veprimit të Shpirtit Shenjt në Kishën Katolike. Deri më sot ajo është përhapur në më shumë se 900 ipeshkvi, në 105 vende, me mbi 20 mijë bashkësi në 6000 famulli.

Shën papa Gjon Pali II (30.8.1990):
... „e njoh Rrugën Neokatekumenale si një itinerar formimi katolik, të vlefshëm për shoqërinë dhe për kohën e sotme“...

Papa Benedikti XIV (17.1.2011):
„Rruga Neokatekumenale ndihmon në përtëritjen dhe forcimin e nismëtimit të krishterë në famulli e në ipeshkvi“...

Papa Françesku (5.5.2018):
„Të dashur vëllezër e motra, karizma juaj është një dhuratë e madhe e Hyjit për Kishën në kohën e sotme. Ta falënderojmë Hyjin për këto pesëdhjetë vjet: duartrokitje për 50 vjetët! Dhe, duke parë besnikërinë e tij atërore e vëllazërore plot dashuri, mos e humbni kurrë besimin: Ai do t'ju ruajë, duke ju nxitur njëkohësisht të shkoni, si dishepuj të dashur, drejt të gjithë popujve, me thjeshtësi të përulur. Ju përcjell dhe ju inkurajoj: vazhdoni!“

Katekezat e Rrugës Neokatekumenale në famullinë e Shkupit u dëgjuan në fillim të vitit 2019, me bekimin e ordinarit vendës, imzot Kiro Stojanov, dhe kështu lindi bashkësia në Shkup.