Të rinjtë

10294335_10202549741319194_5239920921721194689_n-min

Qëllimi i këtyre takimeve javore është shoqërimi, njohja me njëri-tjetrin, lutja dhe biseda për tema aktuale të jetës. Në qendër të takimeve është gjithmonë Jezu Krishti. Çdo muaj dy takime i kushtohen shtjellimit të temave aktuale, të cilat të rinjtë i përpunojnë në grupe dhe pastaj i paraqesin mendimet e veta. Më pas, kur kanë shprehur se çfarë thotë bota për një temë të caktuar dhe si mendon secili prej tyre, udhëheqësi zbulon me ta, përmes bisedës, se çfarë thotë për të Krishti dhe Kisha e tij. Takimet përfundojnë me leximin e Shkrimit Shenjt, me këngë, me shoqërim dhe me lojë ping-pongu. Njëri nga takimet mujore i kushtohet shikimit të një filmi me tematikë të krishterë dhe, në fund të filmit, të rinjtë bisedojnë për porosinë e tij.

57107316_10214840319415651_6438813892679303168_n

Gjatë kohës së Kreshmëve të rinjtë organizojnë Udhën e Kryqit në malin Vodno, kurse gjatë gjithë vitit organizojnë shëtitje për të rinj.

Po ashtu, të rinjtë që vijnë në këto takime marrin pjesë rregullisht në kampet verore në Maqedoni, si edhe në takime të ndryshme botërore (për shembull, në Ditën Botërore të Rinisë me Papën e të tjera), duke e përfaqësuar kështu Kishën në Maqedoni.