Motrat Eukaristine

IMG-68f7ec189b9f73e64eab0b5319032290-V-min

Urdhri i motrave Eukaristine është një urdhër që lindi në Maqedoni. Themelues të tij janë vëllai dhe motra Jozefi e Eufrozina Aloati nga Italia. Bashkësia u themelua më 21 prill 1889 në Selanik.

Karizma kryesore e bashkësisë është njohja e Krishtit në Eukaristinë e Shenjtë, lutja për njësinë e Kishës së Krishtit, veçanërisht mes popujve lindorë, edukimi i krishterë i fëmijëve e i të rinjve dhe ndihma në baritoren famullitare.

Bashkësia në Shkup u themelua në vitin 1973 dhe shërben si shtëpi provinciale, ku janë vendosur kandidatura, postulatura dhe novicijati. Motrat Eukaristine në famullinë tonë janë të përfshira në jetën baritore dhe në punën e Caritas-it.