Sakristia

IMG-c5aa4045d5e8588235dcd0db00218303-V

Për sakristinë e katedrales

Sakristia (lat. sacer — „i shenjtë“, lat. sacristia) është një hapësirë anësore e kishës, në të cilën ruhet gjithçka që nevojitet për meshën e shenjtë, si veshjet liturgjike dhe sendet e shenjta. Sakristia shërben veçanërisht si vendi ku klerikët dhe ministrantët përgatiten para dhe pas shërbesës së shenjtë.

Shërbimi i sakristanit

Për sakristinë zakonisht kujdeset një laik, personi të cilin e quajmë sakristan dhe që ndihmon në kishë e në punët e tjera. Në kuptimin më të gjerë, ky person, nën drejtimin e famullitarit, kujdeset për gjithçka që ka të bëjë me kishën. Për shkak të rëndësisë së këtij shërbimi, sot ky person mund të quhet edhe „asistent famullitar“, sepse gjithmonë i ndihmon famullitarit, duke filluar nga informatat e para e shpesh më të rëndësishmet për gjithçka që ka të bëjë me jetën fetare e me kremtimet. Diku këtë shërbim e kryejnë motrat rregulltare, kurse më së shpeshti besimtarët laikë.